Protesta kundër vaksinimit të detyrueshëm, nën hetim 10 qytetarë

Dhjetë persona janë vënë nën hetim pasi organizuan protestën kundër vaksinimit të detyeshëm.

Ata akuzohen për thirrje publike për veprime të dhunshme dhe pengim të qarkullimit të mjeteve.

Sipas policisë, qytetarët zhvilluan një protestë të paligjshme tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas u zhvendosën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit:

A.G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.