Strehimi i afganëve/ 259 shtetas të tjerë mbërrijnë në Rinas

259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit, njofton Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Shqipëria është shprehur e gatshme të pranojë 4000 afganë, që janë larguar nga pushteti ekstremist taleban në Afganistan.

Mbi 700 afgan janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe në strukturar hoteliere të Durrësit e Shëngjinit.