Jarinja dhe Bërnjaku, dy pikat kufitare në veri të Kosovës, për të gjashtën ditë vijojnë të jenë të bllokuara nga protestuesit serbë. Në 2 prej komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës tensionet janë përshkallëzuar gjatë natës së kaluar.
Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat. Serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin. Policia ka dalë në vendngjarje, teksa raportohet për tensionim të situatës. Po ashtu serbët kanë paralajmëruar edhe djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviç.
Ministri i Brendshëm i i Kosovës Xhelal Sveçla i ka quajtur akte kriminal me elemente terroriste këto ngjarje. Ndërkohë që fyes ka qenë reagimi nga Serbia. Ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin, ka ka fyer kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke e quajtur “budalla që do luftë”.