Grupi Parlamentar i PD-së ka vendosur të mos e njohë vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbledhje online të komisioneve.
“Është vendim që bie ndesh me rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozitën dhe të mohojë transparencën për qytetarët. Deputetët e opozitës do të jenë prezent fizikisht në mbledhjet e komisioneve”, tha Lulzim Basha.