Tetë qytetarë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë regjistruar edhe 88 raste të reja nga 4.704 teste të kryera.
Ndërkohë, janë shëruar 654 pacientë, ndërsa raste aktive janë 4.800.
Procesi i vaksinimit vazhdon në Kosova, teksa gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 15.718 vaksina.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë me dy dozat e vaksinës janë vaksinuar 493.794 persona.