Kryeministrit Edi Rama në fjalimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Sesioni i 76-të foli edhe për Balkanin e Hapur.
Ai tha se kjo nismë që synon të sigurojë 4 liritë ashtu siç janë në BE duke rritur ekonominë dhe punësimin, ndërsa shprehu bindjen se do të vendosë edhe paqen në Ballkan duke e bërë një realitet të pakthyeshëm dhe shuar njëherë e mirë konfliktet.
“Të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë rënë dakord për një treg të përbashkët rajonal. Do sigurohen katër liritë si në BE. Ballkani i Hapur është shenja dhe prova e procesit si rajon për të rritur tregtinë dhe investimin. Ta bëjë paqen të pakthyeshme dhe të ndihmojë në konflikte një herë e përgjithmonë”, tha kryeministri.