Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 525 raste të tjera me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 189.159.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve po ashtu ka shkuar në 6.557, me 12 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.
Në numrin e vdekjeve janë shtuar edhe 6 persona me COVID-19, sipas regjistrit të vdekjeve, me datë të vdekjes në periudhën nga 22 gushti deri më 19 shtator.
Institucionet shëndetësore po ashtu regjistruan 449 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 170.395.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.207.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.269.370 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.858 teste të kryera gjatë ditës së fundit.