Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit 4 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.923.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 84 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.705.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 3.823 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.177.502 teste.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 786 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 151.411 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.371.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës. Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.