Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 526 raste të tjera të me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 188.635.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve po ashtu ka shkuar në 6.539, me 14 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.
Institucionet shëndetësore po ashtu regjistruan 830 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 169.946.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.150.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.265.512 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.632 teste të kryera gjatë ditës së fundit.