Kultivonin drogë në Zall Bastar, arrestohen dy persona, nën hetim kryeplaku i fshatit

2 persona janë arrestuar për kultivimin droge ndërsa kryeplaku i fshatit Zall Bastar të Tiranës është vënë nën hetim.

Policia njofton se droga e llojit kanabis u identifikua në vendin e quajtur “Mal Vilë”.

H. Gj., 26 vjeç, N. Gj., 48 vjeç janë arrestuar dhe Xh. Gj., 54 vjeç u shpall në kërkim, si autorë të kultivimit.

Ndërsa 45-vjeçai me iniciale R.Gj. dhe kryeplaku i fshatit Mal Vilës u vunë nën hetim për mos raportim krimi.

Të dyshuarit do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Mal Vilës” Zall-Bastar, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
H. Gj., 26 vjeç, N. Gj., 48 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. Gj., 54 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit.
Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasi R. Gj, 45 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit” dhe shtetasi F. K., 51 vjeç (kryeplaku i fshatit Mal Vilës) për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.