Gjatë 24 orëve të fundit 2 persona të infektuar me koronavirusin kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.919.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 133 raste të reja me koronavirus, çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.621.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 4.139 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.173.679 teste.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 805 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 150.625 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6.077.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës. Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.