8 humbje jete dhe 768 raste të reja në 24 orët e fundit/ 12,257 qytetarë aktivë me COVID

8 persona të prekur me COVID kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Nga 5005 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 768 qytetarë.  

267 raste janë në Tiranë, 76 në Fier, 49 në Shkodër, 41 në Durrës, 34 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Berat, 19 në Mallakastër, 18 në Krujë, nga 17 raste në Kamëz, Korçë, 16 në Kukës, 15 në Kuçovë, 14 në Gjirokastër, nga 13 raste në Lezhë, Kurbin, Sarandë, 10 në Dimal, 8 në Pogradec, 7 në Dibër, 6 në Kavajë, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Vorë, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 4 raste në Cerrik, Libohovë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Pukë, Devoll, nga 2 raste në Gramsh, Kolonjë, Memaliaj, Himarë, Has, Mirditë, nga 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, Librazhd.

Janë 12,257 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 8 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 33-77 vjeç, 1 qytetare 49 vjeçe nga Fieri, 1 qytetare 62 vjeçe nga Shkodra, 1 qytetar 70 vjeç nga Lushnja, 1 qytetar 85 vjeç nga Vlora.

Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,998 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        768

Të shëruar në 24 orë      986

Të shtruar në spitale       217

Humbje jete në 24 orë     8

Testime ditore                 5005

 

Testime totale              1,171,445

Raste pozitive               165,864

Raste të shëruara           150,998

Raste Aktive                   12,257

Humbje jete                     2,609

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5454

Shkodër          1138

Durrës             1105

Fier                  1132

Vlorë               689

Elbasan           623

Lezhë              542

Berat               487

Kukës              304

Korçë              296

Gjirokastër      255

Dibër                232