Vendimi për Llallën, Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar mbi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për të dërguar pas hekurave për 2 vite ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja shkruan:

“Më vjen mirë të shikoj që vihet drejtësia ndaj zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve – pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm – të cilët keqpërdorin pozitën e tyre. Askush nuk është mbi ligjin”, tha ajo.

Kujtojmë se Adriatik Lalla ishte deklaruar ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit pasi akuzohej për korrupsion.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara janëapartament, me sipërfaqe 67.2 m2, e ndodhur në Durrës; tokë arë, 4 pasuri, me sipërfaqe gjithsejt 22.300 m2 të ndodhura në Tiranë.

Bazuar në faktin se vendimi i mësipërm i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është i formës së prerë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme lëshoi urdhërin për arrestimin e tij.