U zhduk gjatë pushimeve me partnerin, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçares në SHBA

Gabriela Petito, e zhdukur para disa javësh, është gjetur e pajetë në në parkun natyror amerikan të Uajoming.

Dyshimet e para tregojnë se e reja është vrarë.
Ajo u nis në një udhëtim me të fejuarin në fund të muajit korrik. Disa ditë më vonë, Brian Laundrie u kthye i vetëm dhe pa thënë asgjë për vendodhjen e Gabrielës apo se çfarë ka ndodhur me të.

Thuhet se dyshja kishin pasur disa herë konflikte. Policia është në kërkim të Laundrie, që është “zhdukur” ose fshehur, për mos t’u kapur.