Nuk ndryshojnë masat anti Covid! Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk ka vaksina të skaduara

Situata e Covid 19 në vendin tonë është e qëndrueshme, sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Sipas epidemiologëve, në spitalet COVID kapaciteti i lirë është 30%.

Në spitalet COVID 1 COVID 3 janë 230 pacientë, kapaciteti është ende i disponueshëm pasi 30% është i lirë ende. Të sëmurët vijnë nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe nga rrethe. Grupmoshat janë të larmishme, nga 19 deri 80, por mbizotëron mosha 50-60 vjeçare.

Ka më shumë raste të rasteve shtatzëna vijnë me COVID, ku një pjesë e tyre janë me forma serioze. një pjesë e rasteve janë të pavaksinuar.

Rreth 63% të rasteve paraqesin forma të mesme dhe të rënduara nga sëmundjet që kanë. 245 janë forma të rënda, 13% janë forma kritike. 13 të sëmurë janë intubuar. 0,001% janë të infektuar të shtruar, një pjesë e vogël, ka fatalitete, 0,0006% e tyre. Vdekjet, 5.1, 5.4 raste në ditë”.

Kryetarja e ISHP, Albana Fico, iu bëri thirrje kryesisht studentëve dhe të gjithë arsimtarëve, që të vaksinohen sa më parë, meqë pritet edhe hapja e shkollave.

Mbeten rastet e larta, të të shtruarve në spital, por javën e fundit kjo situatë ka qenë e qëndrueshme. Situata epidemiologjike ka pësuar ndryshime: rastet e reja për javën e 38 kanë pësuar ulje, totali rasteve aktive është rritur, numri total i bashkive të prekura është 51, është rritur, femra 52 dhe meshkujt 48. Përqind të prekur.Numri i humbjeve të jetë është 1.6 përqind. 65-70 vjec më të prekur. Duhet të theksohet se po vijon vaksinimi, duhet të kuptohet se ky muaji është i rëndësishëm sepse hapen shkollat”.

Ka pasur një rritje vaksinimi me dozat e dyta, po ka pasur edhe një përmirësim në mbulesën vaksinale në bashki”, tha Bino.

Sa i përket bashkisë me mbulesën vaksinale më të mirë, është Gjirokastra, pastaj Delvina , në veri janë Mirditë dhe Pukë, Kukës dhe Tropojë.

Nga ana tjetër vihet re se arsimtarët e shkollave të mesme kanë mbulesë më të mirë, se pedagogët dhe ata që janë në çerdhe dhe kopshte.

Më tej, Komiteti theksoi se nuk ka vaksina të skaduara, përkundrazi janë përdorur konform të gjitha rregullave.