Grabitje, dhunë, kokainë e heroinë, 10 të arrestuar në kryeqytet

Foto ilustruese

10 persona janë arrestuar në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit dhe po hetohen për vepra të ndryshme penale.

31-vjeçari me iniciale E.K. u kap me koakinë, ndërsa 33-vjeçari me iniciale A.B. me heroinë.

Policia njofton se ka arrestuar 2 17-vjeçarë  dhe ka shpallur në kërkim një 16-vjeçar, pasi të tre kanë sulmuar fizikisht shtetasin me iniciale R.P. dhe  i kanë grabitur varësen e floririt.

Po ashtu, është kapur 34-vjeçari me iniciale S.U., pasi në rrugën “Donald Tramp”, tek lavazhi i tij, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Ujësjellës Kanalizimes të Bashkisë Kamzë.

Ndërsa policia rrugore ka arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor shtetasit:

Ç., 58 vjeç, A. Xh., 42 vjeç dhe H. M., 68 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Xh. Xh., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

Gj., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren S. P., 57 vjeç, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.