Qindra qytetarë në Fier presin në takim Sali Berishën

Qindra demokratë në Fier pritën në takim liderin historik të PD-së, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Mësohet se mes të pranishmëve janë edhe ish-kryetarë të degës së PD në Fier, Ibrahim Morina apo Ferdinand Murati, si dhe kryetari aktual, deputeti Luan Baçi.

I pyetur për pjesëmarrjen e tij në këtë takim, Baçi tha se përkrah forcimin e Partisë Demokratike.

“Është një debat i brendshëm është i yni dhe i zgjidhshëm nga ne. Unë jam bashkë me anëtarësinë dhe simpatizantë në Fier për një Parti Demokratike të Bashkuar. Berisha është Berisha dhe nuk është si gjithë deputetë e tjerë është histori te PD, personalitet, institucion dhe si i tillë nuk mund të shpreh edhe respektin që kam personalisht për Berishën”, tha Baçi.

Ish-kryeministri Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar demokrat është duke mbajtur takime në të gjithë vendin për t’i rikthyer integritetin Partisë Demokratike. Basha vendosi që të përjashtojë Berishën nga grupi i PD, pas vendimit të SHBA për shpalljen e tij ‘non grata’.