Ish-kryeministri Sali Berisha nga Fieri e ka sfiduar haptazi kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Bashën lidhur me mbledhjen e forumeve partiake.
Nga Fieri ku po zhvillon takimin e radhës me mbështetësit, në kuadër të “Foltores” siç e quan ai, Berisha i bërivthirrje Bashës që të bëhet burrë dhe të mbledhë forumet, të mos luajë me pluralizmin.
“Bashës i them një gjë. Të gjithë ata që i kap frika e forumeve kanë përfunduar keq. Bëhu burrë mos ki frikë, mos luaj me pluralizmin sepse kjo parti ka sakrifikuar shumë. Lëri ato. Forumet do mblidhen. Çdo kryetar që i lejon vetes të marrë vendime që nuk janë te kohës së tij është i shkarkuar dhe funksionit i kalon nënkryetarit. Do sanksionohet në status”, tha Berisha.