Vizitë në SHBA/ Rama pritet me nderime në Akademinë Ushtarake “West Point”

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas betimit të qeverisë.

Ditën e sotme ka qenë në Akademinë Ushtarake “West Point”, i shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim dhe ministri Niko Peleshi.

Rama u prit me nderime, ndërsa vizita e tij në akademinë ushtarake të “West Point” ishte në kuadër të bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.