Ministria e Shëndetësisë ka ngritur pika vaksinimi në çdo universitet të vendit.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nënvizon se me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin Anti-Covid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit.
“Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si një garanci më shumë, për të siguruar një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.
Me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin anticovid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit”, shkruan Manastirliu.
Më 11 tetor nis viti i ri akademik, ndërkohë që edhe ministrja e Arsimit, u bëri thirrje studentëve dhe pedagogëve që këtë muaj ta shfrytëzojnë për vaksinimin anti-COVID me qëllim rikthimin sa më parë normalitetit dhe jetës akademike në auditorët e universiteteve.