Pas 5 ditësh kërkimi nën tokë, gjendet trupi i pajetë i minatorit

Trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku gjet mbrëmjen e sotme në galerinë ku ishte i bllokuar prej 5 ditësh.

60-vjeçari do të nxirret nga minierat në Zonën e Parë të nëntokës për t’u dërguar drejt morgut të qytetit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 të së mërkurës. Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi Plakun brenda. U deshën 5 ditë punë pa ndërprerje nga grupi i Avari Shpëtimit dhe kolegët e tij, u larguan dhjetëra tonë minerale me mjete të thjeshta derisa ekipi gjurmoi trupin e pajetë.