Ish-zyrtari i LSI, Ilir Dashi është ndarë nga jeta në moshën 65- vjeçare. Lajmin e kanë bërë me dije ish-kolegë dhe miq, të cilët shprehën keqardhjen dhe ngushëllimet e tyre.
Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e vdekjes së ish-zyrtarit të LSI. Për ndarjen nga jeta të Ilir Dashit, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili ka shprehur ngushëllimet familjarëve ku thekson se është i prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të tij.
Hapat e parë të karrierës së Dashit ishin në art, pasi ka qenë pjesëmarrës në disa filma, por më pas vijoi si biznesmen, ndërsa më pas ka marrë një ftesë nga LSI për të qenë përfaqësues i kësaj force politike. Ai shërbeu në disa detyra të rëndësishme shtetërore, që nga kryetar i LSI në Tiranë, drejtor në Bashkinë Tiranë, ish-drejtor i QSUT, më vonë drejtor i Hekurudhave etj.
Pasi hoqi dorë përfundimisht nga politika, ai zgjodhi që së bashku me bashkëshorten e tij, të largoheshin nga Shqipëria, drejt Afrikës, ku edhe jetonte prej një viti. Ceremonia e varrimit për t’i dhënë lamtumirën e fundit do të mbahet nesër, të hënën, në 20 shtator në orën 11.00.