Makina del nga rruga dhe përfundon përmbys/ 6 familjarët me urgjencë në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Burrel- Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash.

Rreth orës 06.30, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Siç shihet edhe në pamje makina ka përfunduar gati 2 metra poshtë në pjesën anësore të rrugës.

Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë (të gjithë familjarë me njëri tjetrin) të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.