Një grua është vrarë pasditen e sotme nga burri i saj në fshatin Babunjë të Divjakës.
Hekuran Rrasa dyshohet se e ka qëlluar bashkëshorten, Fëllënxë Rrasa me armën e gjahut dhe më pas ka vrarë veten.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.
Kjo është vrasja e dytë në vetëm pak ditën në vendin tonë. Kujtojmë se 23-vjeçarja Sabrina Bngaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj në shtëpinë e prindërve, duke lënë pas një vajzë vetëm 3 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.