Rama tregon ç’do ndodhë me ministrat që dalin kundër vendimeve të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka porositur të gjithë ministrat, që nëse dalin kundër vendimeve të marra së bashku në tryezën e këshillit të ministrave do të përballen me pasoja.

Rama tha se ata që dërgojnë letra individuale në komisione apo kanë qëndrime individuale për vendimet e marra sëbashku dhe dalin kundër tyre, konsiderohet si fyerje e rëndë e vijës së sjelljes në qeveri.

Prania juaj në komisionet parlamentare nuk duhet të vihet në diskutim përveç me raste ekstreme të lajmëruara më parë apo dhe në momentin e fundit dhe të dakordësuar me kryetarin e grupit parlamentar. Në raste pamundësie për arsye pune nuk duhet të vihet në diskutim prania juaj në hapjen e seancave të Kuvendit në orën fikse. Edhe skeduli i ikjes duhet të aprovohet nga ministrja e marrëdhënies së parlamentit”, tha Rama.

Një shkelje etike e mandatit të shkuar ka qenë largimi i disa ministrave me letra individuale drejt komisionit apo qëndrime individuale në mosdakordësi të vendosura këtu. Ju siguroj se në çdo kod etik, kjo konsiderohet fyerje e rëndë e vijës së sjelljes në qeveri”, shtoi kryeministri.