Një 44-vjeçar ka humbur jetën mëngjesit e sotëm në Divjakë, pasi humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte duke përfunduar në kanal.
Aksidenti tragjik ndodhi në aksin rrugor Divjakë-Pushimi i Shoferit, në fshatin Babunjë.
Makina tip “Ford”, që drejtonte Altiment Qose doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë. Nuk dihen shkaqet apo rrethanat e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Në aksin rrugor Divjakë- Pushimi i shoferit, në fshatin Babunjë, shtetasi A. Q., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.