Elton Metaj ish bashkëshorti vrasës i Sabrina Bengajt është lënë në burg.
Babai i Sabrinës, Partizan Bengaj, ka deklaruar sot se do të padisë në SPAK ata që mundësuan lirimin e vrasësit të vajzës së tij.
“Unë po autorizoj avokatin që në SPAK të përfaqësoj që të denoncojë të gjithë ata që janë përfshirë në lirimin e vrasësit të vajzës sime”, tha ai duke kërkuar që të vendoset drejtësia.
Sabrina Bengaj u vra një javë më parë nga ish-bashkëshorti i saj Elton Meta, duke lënë pas një vajzë të vogël.
Meta u arratis menjëherë pas ngjarjes, por kjo arrati nuk i zgjati shumë. Ai u arrestua pas 3 orë ndjekjeje, i fshehur në një pyll në fshatin e tij në Peshtan të Fierit, ku iu gjet edhe arma e krim.
Vrasja e 23-vjeçares nxori në pah edhe skandalin e Gjykatës së Fierit, ku Metaj ndonëse terrorizoi për më shumë se 5 orë familjen Bengaj një vit më parë, nuk bëri asnjë ditë burg, pasi gjyqtari Piro Sota dhe prokurori Çlirim Sino, nuk e dënuan me asnjë ditë burg, por e vendosën në burgun e Zaharisë.
Vetëm pak muaj me vonë u nxor me argumentin se do të vazhdonte kurimin në shtëpi.