Një konflikt i çastit mes disa të rinjve ka përfunduar deri në përdorimin e armëve, ku si pasojë të plagosur mbetën dy prej tyre.
Gjithçka ndodhi teksa dy të rinjtë po ktheheshin nga ndeshja në kalçeto dhe shkak është bërë manovra e gabuar prej tyre, të cilët i kanë prerë rrugën autorëve. Për pasojë, këta të fundit kanë qëlluar me plumba në drejtim të Enis Sanxhakut, 20 vjeç dhe Noa Matos, 19 vjeç.
Sipas gazetarit të Report Tv’, Sokol Dema, të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën pasi plumbat nuk i kanë prekur në organet jetësore. Dy të plagosurit nuk rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes.