48 orë nën tokë, pse nuk po gjendet minatori në Bulqiz
Minatori Muharrem Plaku rezulton i zhdukur në një nga minierat e Bulqizës prej dy ditësh.
Tekniku po punonte në galeri kur një masiv i madh mineralesh u shkëput dhe e zuri brenda. Kur kanë kaluar 48 orë nga incidenti nuk dihet asgjë për fatin e Plakut.
Familjarët janë në ankth dhe të shqetësuar për gjendjen e tij.
Në minierë po punon grupi i Avari Shpëtimit dhe specialistë të Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave, por ndërhyja është e vështirë. Janë larguar dhjetëra ton mbetje dhe ende nuk ka asnjë shenjë nga minatori.
2 minatorë kanë humbur jetën në minierat e vendit gjatë këtij viti, duke vënë në pikëpyetje të madhe sigurinë për punëtorët.