Trajtimi kundër COVID, Tritan Kalo: Mjekët japin ilaçe të parekomanduara nga OBSH për përfitime monetare

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka ngritur akuza ndaj kolegëve të tij. Sipas tij, mjekët japin receta me ilaçe të parekomanduara nga OBSH.                             

“Kohë kovidiane…..16.09.2021….Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….Koha kur ato jepen me qëllim uljen e ngarkesës virale në organizëm, është e vonuar dhe pothuajse pak ose aspak ndikojnë mbi të….FDA, EMA, ËHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“Primum non nocere”) – shprehet babai i mjeksisë Hipokrati….Together forever”, shkruan Kalo.