“Ta nxjerrim vetë gomarin nga balta”/ Rama: Ballkani i Hapur është pjesë e Procesit të Berlinit

Kryeminstri Edi Rama u shpreh i vendosur për të vazhduar projektit e “Open Balkan”.

Duke iu përgjigjur kritikave se po krijojnë një bashkim paralel me Bashkimin Europian, Rama tha se Ballkani i Hapur nuk është gjë tjetër veçse pjesë e Procesit të Berlinit. Kështu tha Rama, nuk kemi pse presim kur të na mbledhin ata një herë në vit.

Ta nxjerrim vetë gomarin nga balta…
Destinacioni ynë është realiteti i Evropës së Bashkuar, jo i fantazisë. Ballkani është i njerëzve që nuk duan të presin me orë të tëra në kufi. Është i fermerëve që nuk duan që malli t’u kthehet e prishet në pritje. Është i turistëve që nuk duan të zhulaten nëpër dogana. Është i atyre që duan të punojnë“.

Sërish, Rama përmendi Kosovën, teksa kryeminstri Albin Kurti refuzon të jenë pjesë e “Open Balkan”, për sa kohë që pjesë e tij është Serbia që nuk njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe nuk pranon krimet e kryera atje.

Nuk na intereson fare sa do të përfitojë Serbia. Por sa do të përfitojë Shqipëria dhe sa do të përfitojë Kosova bashkë me Shqipërinë. Të jetë për Ballkanin e mbyllur, Serbia e ka ‘pushtuar’ tregun në Kosovë. Vërtet Serbia është më e madhe, por është më e madhe krahasuar me ne veç e veç“, tha Rama.

Gjatë prezantimit të projektit qeverisës për katër vitet e ardhshme, Rama tha se do të jetë mandati i “Korridorit blu” dhe për këtë nuk do të presin Bashkimin Europian.

Në harkun e 5 viteve do të kemi një autostradë të realizuar me standard europiane nga Muriqani në Fier. Kemi pritur më gjatë se duhej të prisnim që ky projekt prioritar i procesit të Berlinit të financohet nga BE por nuk do të presim më. Do të nisim punën”.