“Rindërtimi dhe vaksinimi masiv mbeten prioritet”/ Rama zotohet për qeverinë e re: Rikthehemi fitues në kuvend!

Kuvendi është mbledhur sot në një seancë maratonë, ku kryeministri Rama po prezanton projektin qeverisës për mandatin e tretë.

Rama theksoi se rindërtimi dhe beteja ndaj Covid 19 mbeten prioritet i qeverisë.

Ata që presin strehimin përfundimtar në shtëpi, dua të them se çfarë kemi premtuar në fushatë, nuk i ndryshojmë asnjë presje. Për të gjithë ata që do të vazhdojnë në shtëpi me qira, sa të përfundojnë ndërtimi, do të marrin bonusin e qirasë.

Nuk ndryshon as plani i vaksinimit masiv kundër Covid 19“.
Sipas kryeministrit, Shqipëria është një nga vendet që ka menaxhuar më mirë situatën e pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi.

Ai thekson se “Partia Socialiste rikthehet në sallën e parlamentit sërish si fituese“.

Po ashtu, shpreh mbështetje për reformën në drejtësi, që po monitorohet dhe nga fuqitë e huaja, veçanërisht nga SHBA.
Kundërshtitë ndaj reformës në drejtësi po shkon drejt shterimit. Mbështetja jonë ndaj organeve rëja të drejtësisë do të jetë e palëkundur“.

Por, shton se problemet duhen zgjidhur pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Asnjëherë nuk do të pranojmë dorën e huaj për të zgjidhur krizat e ngërçet të krijuara nga ne. Jo t’i zgjidhim duke folur aktualisht me njëri-tjetrin, por vetëm shqip“.