“Me urdhra do të arrini asgjë”/ Rama ‘i shtrin’ dorën PD-së: Të merremi vesh për çfarë të doni ju

Kryeministri Edi Rama po prezanton projektin qeverisës për mandatit e tretë në drejtimin e vendit.

Gjatë fjalimit në kuvend, Rama ftoi sërish opozitën për bashkëpunim, por tha se nuk do të jetë tolerant ndaj ultimatumeve.

I shtrijmë dorën PD-së dhe kjo jo për të kaluar radhën. Jemi gati të merremi vesh me ju për çfarë doni, që është në të mirë të vendit. Por mbajeni mend, me urdhra dhe ultimatume nuk keni arritur asgjë. Me komunikim po“.

Duke iu referuar rasteve të shumta kur salla e parlamentit është shndërruar në arenë përleshjesh mes deputetëve, kryeminstri kërkoi “të mos lemë më nam”.

Kurrë mos rënshim dakord, në fund të fundit vota vendos. Por nuk mund të mos sillemi këtu si njerëz, si bij prindërish.

Shumë skena e fjala për të cilat nuk jemi krenar në këto 30 vite. Dhe kur dalim që këtu dhe lemë nam, gjithmonë fajin e ka pala tjetër. Tamam si kalamajt që zihen e ka kush e ka pasi lenë mësimin“.