LSI dorëzon në Kuvend kërkesat, 3 deputetë duan pjesëmarrjen në komisionet parlamentare

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të jetë pjesë e komisioneve parlamentare.

Nga 4 deputetë që ka LSI, 3 prej tyre kërkojnë të jenë anëtarë të komisioneve.

3 deputetët që kërkojnë të jenë pjesë e Komisioneve Parlamentare janë Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Agron Çela.

Petrit Vasili kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Shëndetësisë dhe zëvendësues te Ligjet.

Erisa Xhixho kërkon të jetë anëtare e Komisionit të Ligjeve, te Integrimi dhe zëvendësuese te Media.

Deputeti Agron Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Sigurinë Kombëtare.