Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u takua ditën e sotme me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
“Dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme. Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë”, është shprehur kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.
Diplomati i BE-së do të takohet edhe me krerë të partive politikë në vend kurse pasdite me drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme Lajçak u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe më zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Lajçak, pas takimit tha se nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të UÇK-së dhe theksoi se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.