Muharrem Plaku ka mbetur i bllokuar në një minierë të Bulqizës që prej mëngjesit të djeshëm.
Tekniku po punonte në galeri kur një masiv i madh mineralesh u shkëput dhe e zuri brenda. Kur kanë kaluar 24 orë nga incidenti nuk dihet asgjë për fatin e Plakut.
Në minierë po punon grupi i Avari Shpëtimit dhe specialistë të Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave, por ndërhyja është e vështirë.
2 minatorë kanë humbur jetën në minierat e vendit gjatë këtij viti, duke vënë në pikëpyetje të madhe sigurinë për punëtorët.