Shembet galeria në Bulqizë/ Bllokohet brenda minatori, nuk dihet gjendja shëndetësore

Një minator është bllokuar në një nga minierat e Bulqizës, pas shkëputjes së një sasie minerali.

Ende nuk dihet për gjendjen e punëtorit, ndërsa ekipi u shpëtimit po punon për pastrimin e galerisë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 15.09.2021, rreth orës 12:10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave, prej disa orësh po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.