Makina merr flakë në lëvizje, shpëton për mrekulli 22-vjeçari

Një mjet tip “Fiat” është përfshirë nga flakët teksa lëvizte në Lezhë, në fshatin Rraboshtë.

Drejtuesi i mjetit, 22-vjeçari me iniciale K.Ll ka mundur të dalë, ndërsa vetë mjeti është djegur.
Nuk dihet nëse ka qenë defekt teknik apo arsye tjetër që shkaktuan incidentin

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:10, në fshatin Rraboshtë, Lezhë, ka marrë flakë në ecje mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin K.Ll., 22 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.