Qytetarët në Tiranë dhe Fier kanë kërkuar drejtësi për Sabrinën ditën e sotme përmes protestave paqësore.
Protestuesit në Tiranë kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë me thirrjen “Drejtësi për Sabrinën!”
Protesta e paralajmëruar për 23-vjeçaren e vrarë nga ish-bashkëshorti në fshatin Zhupan në Fier vijon ende në Tiranë.
Qytetarët me pankarta në duar janë shprehur përmes mesazheve se duhet të vihet drejtësia për viktimën dhe shumë prej grave që janë dhunuar apo vrarë brutalisht nga bashkëshortët e tyre.
“Vrasja e vajzave dhe grave është pandemi, ku janë vaksinat?”, shkruhej në njërën prej pankartave.
“Harram tamli nanës”
“Kryeministër në fillim duhen varur në mes të Tironës policë, gjyqtarë, prokurororë, psikologë”
Sabrina Bengaj është viktima e 14 grua për vitin 2021 që u vra nga bashkëshorti i saj në mënyrë të pafajshme.
Protesta e sotme nuk është vetëm për Sabrinën, por për të gjitha gratë e dhunuara dhe një thirrje për institucionet që bëhen palë me vrasësit duke i lënë të lirë.
Sabrinës i përfundonte urdhri i mbrojtjes, mirëpo ndonëse e kishte një urdhër të tillë, nuk arriti që ta mbronte nga vdekja.