Një grua, rreth 70 vjeç ka humbur jetën mesditen e sotme pasi u përplas nga një makinë në rrugën Lushnjë-Berat, pranë fshatit Karbunarë.
Si pasojë e plagëve të marra, e moshuara, identiteti i të cilës ende nuk dihet, ka ndërruar jetë rrugës për spital.
Aksidentit ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërkohë që nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit apo kalimi i gabuar i gruas që shkaktuan përplasjen.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A.Z. është shoqëruar në polici, ndërkohë që vazhdon hetimi për ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.