Vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti i saj, që sapo kishte dalë nga burgu, ka tronditur opinionin publik.
Elton Metaj vrau ish-gruan dhe nënën e vajzës 3 vjeçe teksa ajo po darkonte në shtëpinë e prindërve të sa
Sonte, në emisionin “Open”, në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha zbuloi detaje të tjera, që vërtetojnë faktin se vrasja mund të ishte parandaluar.
Dy javë para se të dilte nga burgu, Elton Metaj ka marrë në telefon viktimën, Sabrina Bengajn duke e kërcënuar se do ta vriste kur të dilte nga qelia.
Sipas Anila Hoxhls, kjo vrasje nuk do të ndodhte nëse institucionet do të kryenin detyrën e tyre duke e mbajtur prapa hekurave.
Gazetarja thotë se në vrasjen e 23-vjeçares kanë dorë institucionet e drejtësisë, ndërsa në dosjen e Metajt ka pikëpyetje të shumta.
“Unë do të dal nga burgu dhe do të të vras i ka thënë 2 javë pasi të dilte nga burgu i Zaharisë. Çështja nuk është ndjekur për një sërë rastesh neglizhente. Vetëm gjykata është përgjegjëse?! Nëse shikon dosjen e të tillë personazhesh, një sërë institucionesh janë bërë bashkë dhe të gjithë kanë dhënë kontribut për t’i dhënë lirinë. Përfshirë mjekë psikiatër, të cilët e panë si një person me probleme mendore. Po flasim për ata burra që ushtrojnë dhunë në familje. Që nga janari 380 burra të arrestuar për akuzën e dhunës në familje, dhunë ndaj grave, ndaj fëmijëve, ndaj prindërve. Ishte një divorc i papranuar, ky ishte thelbi i konfliktit të tyre, një fund historie që ai nuk ishte dakord”, tha Hoxha.
Edhe pse me një urdhër mbrojtje, Sabrina nuk arriti që t’i shpëtonte makabritetit të 31-vjeçarit që u lirua nga Gjykata e Fierit.
Sot, në shenjë revolte për Sabinën dhe dhjetëra gra të vrara nga burrat në Shqipëri, dolën në protestë qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Tiranë dhe Fier.