Aksident rrugor në Krujë, përplasen dy makina, plagoset shoferja

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në Krujë, ku për pasojë ka mbetur e pajisur shoferja me iniciale S.L.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25. Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, shtetasit me iniciale B.Z. është dërguar në polici për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.09.2021, në orën 11:25, në Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen S. L., është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. Z. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasja S. L., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi B. Z., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.