194 pacientë me Covid 19 të shtruar në spitale, ja sa raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit

992 qytetarë janë evidentuar të infektuar me Covid 19, nga 5480 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Katër pacientë kanl humbur betejën me koronavirusin, një qytetare nga Lezha 60 vjeç, një qytetare nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Berati 73 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 79 vjeç.

Shpërndarja e infektimeve të reja sipas bashkive: 341 raste në Tiranë, 96 raste në Shkodër, 77 raste në Durrës, 40 raste në Lushnje, 34 raste në Elbasan, 33 raste në Fier, 25 Malësi e Madhe, 23 raste në Kamëz, 22 raste në Lezhë, Sarandë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, 19 raste në Kukës, Vlorë, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Gjirokastër, 12 raste në Gramsh, 11 raste në Vorë, 10 raste në Has, Librazhd, 9 raste në Mallakastër, Dimal, 7 raste në Shijak, Devoll, 6 raste në Mat, Pogradec, Peqin, 5 raste Vau i Dejës, Patos, Libohovë, Skrapar, 4 raste në Bulqizë, Divjakë, 3 raste në Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Delvinë, Korçë, Cerrik, Belsh, 1 rast në Fushë-Arrëz, Klos, Selenicë, Dropull, Kolonjë.

12.744 qytetarë janë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalet COVID po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144.122 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 992
Të shëruar në 24 orë 843
Të shtruar në spitale 194
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5,480

Testime totale 1,131,553
Raste pozitive 159,423
Raste të shëruara 144,122
Raste Aktive 12,744
Humbje jete 2,557

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,446
Shkodër 1,429
Durrës 1,114
Fier 1077
Vlorë 799
Lezhë 685
Elbasan 639
Berat 510
Korçë 302
Kukës 280
Gjirokastër 254
Dibër 209