Kultivonin dhe mbanin lëndë narkotike me vete, 5 të arrestuar në Vlorë

Foto ilustruese

5 shtetas janë arrestuar në Vlorë, pasi janë kapur duke kultivuar apo shitur drogë.

55-vjeçari me iniciale B.L. u kap nën dyshimin se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten. Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia ka gjetur 1 kg e 200 gr lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Në oborrin e banesës së 45-vjeçarit me iniciale R.B.u gjetën bimë kanabisi. Ai u arrestua nga policia e Orikumit.

23-vjeçari me iniciale D.Xh. u arrestua pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Policia njofton se ka arrestuar dhe një shtetas arab. 33-vjeçarit me iniciale A.L. iu gjet kokainë dhe kanabis në dhomën e hotelit ku qëndronte.

44-vjeçari me iniciale P.T. u kap me kanabis në makinën me të cilën po udhëtonte në qytetin bregdetar.

Të pestë shtetasit do të hetohen në tej nga Prokuroria e Vlorës.