Sot hyjnë në fuqi masat anti-COVID në Malin e Zi duke mos lejuar kalimin e qytetarëve drejt kufirit malazez pa qenë të pajisur me certifikatë vaksinimi ose tampon. Këto rregulla kanë shkaktuar një situatë kaotike paraditen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Mes policisë malazeze dhe punonjësve shqiptarë ka pasur tensione, pasi këta të fundit kanë shprehur pakënaqësi ndaj masave.
Për të kaluar kufirin nga Shqipëria në Malin e Zi nevojitet një nga këto dokumente:
Pajisja me certifikatë vaksinimi me një ose dy doza.
Test PCR të kryer në jo më shumë se 72 orë.
Vërtetim që personat që hynë në Mal të Zi e kanë kaluar Covid-in jo më herët se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv.
Test antigen jo më të hershëm se 48 orë.