Një pjesë e pyllit në fshatin Shushicë të Elbasanit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Në zonë kanë mbërritur zjarrfikëset por terreni i vështirë vështirëson punën e punonjësve.
Momentalisht nuk rrezikohen banesat e fshatit, ndërkohë që dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.