Ministrat e propozuar nga kryeministri Rama për të qenë pjesë e kabinetit qeverisës, nuk janë persona nën hetim.
Dy ditë më parë Presidenti i vendit kërkoi informacion për 16 ministrat e propozuar. Dje Prokuroria e Përgjithshme ktheu përgjigje, duke thënë se asnjë nga emrat e paraqitur nuk është u regjistruar si person nën hetim.
Të njëjtën gjë konfirmoi sot dhe Prokuroria e Posaçme.
Presidenti dekretoi më 11 shtator Edi Ramën si Kryeministrin e Shqipërisë. Përbërja e qeverisë së re pritet të dekretohet në vijim.
Drejtuesit e ministrive për 4 vitet e ardhshme:
Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës – Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit– Mirela Kumbaro
Elisa Spiropali, ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli, ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi, ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve.