Një situatë kaotike trafiku është krijuar ditën e sotme në rrugët kryesore të Tiranës.
Qytetarët po përballen me qëndrimin me orë të gjata në trafik që në hyrje të kryeqytetit.
Rradhë të gjata makinash janë krijuar në ish-sheshin “Shqiponja”, rrethrrotullimin e TEG-ut, mbikalimi në Sauk, mbikalimi tek liqeni, mbikalimi në Selitë apo zona e Pallatit me Shigjeta.
Unaza e Tiranës është edhe zona me trafikun më të rënduar, pasi dyndja e makinave në drejtime të ndryshme shpesh sjellin edhe bllokim të mjeteve.
Kujtojmë se sot ka vijuar mësimi në shkollat private dhe kjo është një ndër arsyet që është krijuar ky kaos dhe i detyron qytetarët të presin me radhë të gjata për të shkuar në destinacionin e tyre.