Vaksinimi anti Covid është i detyrueshëm tashmë për punonjësit e administratës në bashkinë Pukë.
Përmes një videoje në “Facebook”, kryebashkiaku i Pukës njofton se ata që nuk duan të vaksinohen, duhet të paraqesin test negativ çdo javë dhe kostot duhet t’i mbulojnë vetë.
“Sot jemi para një detyrimi, të rrojmë a të mos rrojmë. Të rrojmë do të thotë të vaksinohemi. Në këto kushte, na del për detyre t’i drejtohemi qendrave të vaksinimit“, u shpreh kryebashkiaku Gjonaj.
“Me të drejtë qeveria shqiptare po bën luftë dhe përpjekje të vazhdueshme për plotësimin e kontigjenit të vaksinave. A nuk është normale, që secili qytetar sot, në vlerësimin e tij individual, pa ndërhyrje, pa ndonjë reklamë, pa ndonjë shtysë, pa ndonjë fakt tjetër përveç atyre që di apo ka parë te të afërmit, a duhet vaksinuar. Është thirrja më legjitime, më njerëzore. OBSH shut the gjithë organizmat e tjerë shëndetësore e rekomandojnë.
Këto zëra se duke u vaksinuar ne mbartim dhe probleme të tjera, janë helmues. Një provë këtu e 2 vjet vërteton më së miri se vaksinimi është masa e duhur që një individ mund të marrë ndaj vetes, fëmiljes, shoqërisë.
Bashkia ka bërë thirrje herë pas here, por duke marrë shkas nga shqetësimet e herëpashershme dhe duke parë kurbën e rritjes së të infektuarve, sot jemi para një detyrimi, të rrojmë a të mos rrojmë. Të rrojmë do të thotë të vaksinohemi. Në këto kushte, na del për detyre t’i drejtohemi qendrave të vaksinimit.
Prandaj ne, në takimin e fundit të administratës, nuk është detyrimin, po bindje për të thënë se vaksina është arma më e efektshme që na mbron nga kjo sëmundje.
Në rast të kundërt, secili do ti nënshtrohet tamponit javor. Do të paguajnë koston e tamponit. Nëse e shikon individi të arsyeshme, të bëjë këtë gjë në vend të vaksinës, është çështje e tij. Prandaj duhen hequr këto zëra se na kanë detyruar. Do të jetë gjëja më e mirë, më e ndershme që do kryejmë. Bëj thirrje që t’u drejtohemi qendrave të vaksinimit. Ju bëj thirrje miqësore, jo thjesht funksionale“, tha Gjonaj.
Kështu Puka bëhet bashkia e parë në vend që vendos vaksinimin e detyrueshëm anti Covid.