“Mos më bëj dërr dërr”/ Debat i ashpër mes Ballës e Bashës në parlament

Kreu demokrat dhe kryesocialisti Taulant Balla u përfshinë në një debat të ashpër në seancën parlamentare.

Petrit Vasilit pyeti gjatë seancës se përse 4 deputetët e LSI nuk janë përfshirë në komisionet parlamentare. Vasili u mbështet nga Balla por u kundërshtua nga Basha.

E drejtë ajo që ngre Vasili. Kërkoj mirëkuptimin që të rishikohen propozimet. Në numrin që ka propozuar ka mbi 70 deputetë që nuk është ky numri që ka PD. Sipas rregullores së Kuvendit, shumica ka të drejtë të ruajë shumicën. Është e pamundur që të ruhet në rast se do të repartizohen deputetët e LSI. Do kërkoja që emocionet të lihen jashtë sallës”, tha Balla.

Përbërja e komisioneve  solli debat të fortë mes tyre.
Mos bëj dërr dërr po vijo punën aty!”, i tha Basha Ballës dhe më pas, i shoqëruar me Agron Gjekmarkaj braktisi sallën.